Bllokohet përkohësisht rruga dytësore Tiranë–Durrës, në segmentin Kamëz–Kashar
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton kufizimin e përkohshëm të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, në segmentin Mbikalimi i Kamzës–Mbikalimi i Kasharit.

Bllokimi do të zbatohet gjatë natës, në intervalin 22:00–05:00, për shkak të punimeve për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit.
Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, në segmentin Mbikalimi i Kamzës–Mbikalimi i Kasharit, në krahun e djathtë, do të bllokohet përkohësisht për shkak të punimeve që po kryhen në zonën e Nyjes së Laknasit.
Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), kufizimi i qarkullimit lidhet me montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”.
Bllokimi është parashikuar për datat 19 dhe 20 nëntor 2026, gjatë orëve të natës, në intervalin 22:00–05:00.
ARRSH bën të ditur se kufizimi do të prekë të dyja senset e lëvizjes në segmentin e përcaktuar, ndërsa punimet do të zhvillohen në kuadër të zgjerimit dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën
Për menaxhimin e trafikut gjatë punimeve, kontraktori ka marrë masa për vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të automjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur, si dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut.
Punimet në Nyjen e Laknasit janë pjesë e projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit në këtë segment.
Burimi: Ekofin.al
Më të lexuarat






k.jpg)